Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje të rëndë mes një grupi të rinjsh. Pesë persona janë vënë në ndjekje të njëri-tjetrit në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Ata kanë përplasur qëllimisht automjetet e njëri-tjetrit, por kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Policia bën me dije se kjo ngjarje është vazhdim i një konflikti më të hershëm mes palëve. Tre nga të përfshirët në konflikt janë larguar nga vendngjarja të ndihmuar nga një person tjetër.

 

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *