Mes të bllokuarve në Kabul janë edhe shtetas shqiptarë e kosovarë. Për dy kosovarë është arritur evakuimi nga kryeqyteti afgan. Lajmi u dha nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në “Twitter”.

 

“Ministria e Jashtme dhe e Diasporës dhe zyra ime kanë punuar që të sigurojnë evakuim të sigurt të shtetasve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi.”

 

Për evakuimin e shtetases shqiptare dhe të kosovarit tjetër po vijon operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *