Më në fund në gadishullin Korean po vendoset paqja. Veriu dhe jugu kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët që i jep fund kërcënimit për konflikte mes dy vendeve.

 

“Epoka e re pa luftë sapo ka nisur” deklaroi presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In në konferencën e përbashkët për shtypit në krah të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Phenian.

 

Ndërsa lideri komunist konfirmoi se ka rënë dakord të shkatërrojë vendet që përdoren për të zhvilluar aktivitetin bërthamor. Por ka ende zëra skeptikë se aktiviteti nuk do te ndalet.

 

Kim Jong Un ka premtuar se do të udhëtojë në Seul sa më shpejtë të jetë e mundur. Lidhur me marrëdhëniet me shtetet e bashkuara, presidenti koreano-jugor u shpreh optimist se bisedimet do të vazhdojnë dhe se mund të ketë një takim të dytë mes Donald Trump dhe udhëheqësit te Phenianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *