Denar Biba nënkryetar i KQZ-se dhe Koli Bele, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë se Energjisë, janë dy kandidaturat qe do t’i paraqiten nesër parlamentit per postin e kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Votimi per kete post është me shumice te thjeshte dhe i takon maxhorances te zgjedhe mes 2 emrave, se cili do te jete kryetari i ri. Sipas Kodit Zgjedhor, Komisioni i Ligjeve përzgjodhi nga lista e aplikanteve 4 kandidate ne nje mbledhje ku opozita mungoi. Per here te pare votat u numëruan nga gazetaret, edhe pse votimi nuk kishte surpriza pasi vendimi per te mbështetur 4 kandidatet ishte marre me herët nga maxhoranca. Me pas nënkryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve Oerd Bylykbashi, përcolli vullnetin e opozitës per te skualifikuar Lefterije Lleshin dhe Rozeta Ivanoven. 4 vjet me pare Lleshi u be kryetare e KQZ me votat e Partisë Demokratike, por me ndërrimin e pushtetit ndryshuan edhe qëndrimet e kryetares se KQZ, duke e bere atë kandidaturën kryesore qe Partia Demokratike do te skualifikonte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *