Ajo u kthye në shtëpi te tre fëmijët e saj. Kate Middleton takoi fëmijët pas dy javësh pasi doli nga spitali dje, tha familja mbretërore. Sipas Dailymail, tre fëmijët e Kate dhe William nuk e panë fare nënën e tyre gjatë 15 ditëve që ajo ishte në spital.

Princesha e Uellsit, për të cilën Kensington Palace thotë se është “mirë”, u largua nga spitali i Londrës në Marylebone dje në mëngjes, ku kishte bërë operacionin më 16 janar.

Mbreti Charles gjithashtu u lirua dje pas operacionit në prostatë. Dy anëtarët e familjes mbretërore u larguan nga i njëjti spital brenda disa orësh nga njëri-tjetri./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *