Një 68-vjeçar nga Gjirokastra gjeti vdekjen teksa po përshkonte rrugën nga Spitali Infektiv në shtëpi.

I moshuari kishte qenë në spital pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor kishte arritur ta negativizonte pasi i ishte bërë dy herë tampon dhe kishte dalë negativ nga COVID-19.

Gjatë transportit nga Infektivi drejt shtëpisë në Gjirokastrës, 68-vjeçari humbi jetën papritur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai ka gjetur vdekjen si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *