E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy futbollistë të Partizanit pozitivë me Covid-19

Dy futbollistë të Partizanit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus. Bëhet fjalë për  Deian Boldor dhe Besnik Feratin.

Lojtarët kanë shfaqur simptoma të COVID-19 dhe për këtë arsye i janë nënshtruar menjëherë testit, prej ku rezultuan pozitivë.

Futbollistët janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa thuhet se lojtarët e tjerë nuk kanë shfaqur shenja. Ky lajm vjen vëtëm pak ditë para derbit kundër Tiranës në Air Albania.

“Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit”, thuhet në njoftimin e ekipit të Partizanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë