Dy shtetas janë arrestuar në Fier për kanosje e shantazh me qëllim përftimi.

 

Shtetasit me iniciale G.M, 44 vjeç, dhe J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran u prangosën në flagrancë në kuadër të operacionit “Koshovica”pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

 

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *