Subscribe

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer sërish përmbytjet në qytetin e Durrësit.

Probleme të shumta u shkaktuan në zonën e stadiumit si dhe në rrugët Mujo Ulqinaku, Hysen Myshketa dhe Jahja Ballhysa. Niveli i ujit shkoi në disa centimetra, duke i bërë këto akse për disa minuta të pakalueshme si nga automjetet ashtu dhe nga kalimtarët.

Shkak për sasinë e madhe të ujit në rrugë u bë bllokimi i pusetave. Kjo është një situatë e përsëritur por pavarësisht kësaj autoritetet ende nuk kanë marrë masa konkrete për evitimin e përmbytjeve.

Problematike vazhdon të mbetet situata edhe në fshatrat Murqine, Mallkuç dhe Bilaj të Fushë Krujës, ku dhjetëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit.

Nga prurjet e shumta të lumit Ishëm në këto zona rrezikohen edhe disa banesa.

Ndërkohë në Shkodër sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 3500 hektarë tokë bujqësore, ndërsa është rritur ndjeshëm niveli i ujit në njësinë administrative Ana e Malit dhe në Dajç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *