E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrësi me turistë edhe në vjeshtë, operatorët: Sezoni më i mirë se ai i vitit të kaluar

Turizmi kulturor është ai që po spikat në këtë periudhë të vitit në qytetin e Durrësit. Në fund të muajit shtator, vizitorë të shumtë shihen pranë monumenteve të trashëgimisë kulturore, siç janë amfiteatri antik, kulla veneciane apo hamami mesjetar. Ina Ajazi, specialiste e Qendrës Muzeore Durrës, thotë se në këtë periudhë të vitit ka shumë vizitorë të huaj që kanë si qëllim vizitat pranë monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe më i vizituari është amfiteatri.

Për kreun e Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Eduard Xhepa, sezoni turistik i këtij viti është më i mirë se ai i vitit të kaluar, edhe në cilësi.

Durrësi po transformohet nga destinacion veror në një qytet me prezencë turistike gjatë gjithë vitit, siç tregojnë prenotimet e shumta në këtë periudhë. Plazhet e shumta, historia e larmishme dhe kulinaria janë ato që po e bëjnë Durrësin zgjedhjen kryesore për të huajt.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë