Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti kanë sekuestruar 1 milionë euro pasuri të paluajtshme si dhe një sasi shumë të konsiderueshme të hollash të shtetasit Xh.S., 57 vjeç.

 

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

 

Sipas policisë, 57 vjeçari është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

 

57 vjeçarit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *