Subscribe

Nje mozaik me moshe 2100-vjeçare do te behet pjese e listës se monumenteve te kulturës. Mozaiku me hipokamp, i njohur në qytetin e Durrësit, rrezikohet nga ujërat nëntokësore, ndaj fillimisht nevojitet nje investim per përmirësimin e gjendjes se tij dhe me pas ai do te hyje ne listën e monumenteve te mbrojtura. Mozaiku në fjalë është zbuluar në vitin 1947 nga arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi dhe pas konservimit të tij, ai ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë. Në fund të viteve ‘’80, mozaiku është rihapur nga Moikom Zeqo.
Edhe ky mozaik, nuk ka shpëtuar nga ndërtimet, pasi pranë tij është ngritur nje pallat. Ndërkohë, ai ka nje sipërfaqe rreth 50 metër katror dhe ndodhet poshtë trotuarit. Mozaiku me motive marine, i përket periudhës së shekullit të parë para erës sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *