Policia e Durrësit, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë ka shtuar kontrollet, në veçanti në afërsi të shkollave, nga ku ka arrestuar një person dhe proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

 

Shtetasi i arrestuar është A. H., 43 vjeç, banues në Durrës. Ai u arrestua pasi u kap me një thike pa leje në lagjen nr 1 të Durrësit.

 

Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. N., 16 vjeç dhe shtetasi K. Gj., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.

 

16 vjeçari u proceduia pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak). Ndërsa 28 vjeçari  u kap me pistoletë alarmuese (imituese).

 

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *