Në vijim të operacionit policor të koduar “Space”, i zhvilluar më 22 shtator 2025, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka goditur një rast të përshtatjes së apartamenteve për ushtrim të prostitucionit.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve operacionale, është identifikuar dhe arrestuar organizatori kryesor i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi turk I. Y., 37 vjeç. Ai u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë të tij.
Në fazën e parë të operacionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi tre shtetase kineze, të cilat dyshohet se janë rekrutuar nga organizatori për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13 në Durrës. Përveç tyre, në lidhje me këtë rast janë referuar në Prokurori edhe 5 shtetas të tjerë.
Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
/vizionplus.tv





