E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, kapen 21 kg kanabis

Një 44-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga, pasi tentoi te trafikonte drejt Italisë 21 kilogram kanabis te fshehur në automjetin e tij. Saimir Dervishi u arrestua pas kontrollit të ushtruar në portin e Durrësit, në mjetin tip “Citroen”. Sipas policisë, Dervishi e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike në sarbatorin e makinës, të cilin e kishte përshtatur pikërisht për të transportuar drogën, pa rënë në gjurmët e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë