Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj grupit kriminal në Durrës që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
SPAK bëri të ditur se bëhet fjalë për 21 anëtarët e organizatës që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët kanë bashkëpunuar në trafikimin e kokainës, heroinës dhe të kanabisit. Ishin përgjimet e palës italiane që nxorrën zbuluar aktivitetin dhe rolet e anëtarëve të bandës.
Lexo edhe :
Related Posts
Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar nga viti 2015 e deri më tani kryesisht në Durrës si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, Breshia, Milano, Torino etj.
SPAK shton se nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kg kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa aksione.
Gjithashtu Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu, konkretisht 3 shoqëri tregtare peshkimi dhe asetet e tyre, automjete, apartamente etj me vlerë mbi 1 milionë euro.
Këto prona dyshohet se janë vendosur nga paratë e drogës.
Nën akuzë janë edhe shumë persona të tjerë që kanë ndihmuar organizatën në trafikun e drogës./vizionplus.tv






