E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës/ Gjendet pa ndjenja në mes të rrugës, vdes në spital 68-vjeçari

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës mesditën e kësaj të marte.

S.P. është marrë në rrugë, pa ndjenja, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 68-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë