E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durres-Bari lundrime të dyfishta, shtohen sportelet për pasagjerët dhe mallrat në port

Prej datës 21 dhjetor do të nisin lundrimet e dyfishta, vajtje – ardhje brenda ditës, të trageteve të linjave me Italinë nga porti i Durrësit.

20 sportele janë vënë në funksion të përpunimit të pasagjerëve dhe mjeteve, ndërkohë që ka nisur dhe aplikimi i masave shtesë të shërbimeve në terminalin e trageteve.

Ato janë fokusuar kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga instancat shtetërore dhe subjektet private në sektorin e udhëtarëve.

Lundrimet e dyfishta të trageteve do të vijojne deri në datën 24 dhjetor. /vizionplus.tv

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë