I arrestuar më 21 tetor në Dubai, në kërkim për dosjen “Revanshi”, Durim Bami u ka kërkuar autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe që mos të deportohet në Shqipëri.
Kreu i bandës së Niklës, arsyetimin për të mos u deportuar e argumenton me faktin se janë 16 persona që e duan të vdekur dhe do ta vrasin nëse kthehet në atdhe.
Lexo edhe :
Mësohet se më datë 6 nëntor Bami pritet të dalë para autoriteteve ku do të vendoset edhe nëse do të deportohet apo jo në Shqipëri, njëjtë si rasti i Plaurent Dervishajt.
Autoritetet shqiptare u njoftuan zyrtarisht të hënën për arrestimin e tij.
Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin 45-vjeçarin të vdekur. Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij./vizionplus.tv






