Subscribe

Në ditën e parë të detyrës, kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paralajmëroi ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit me përfshirjen në ndëshkim të çdo zyrtari të implikuar në afera dhe çmontimin e grupeve të krimit të organizuar.

 

ALTIN DUMANI

 

KREU I SPAK

 

Prokuroria e Posaçme do kalojë në një fazë tjetër, luftë më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori me 17 prokurorë, kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite pune. Ju nxis që të gjithë së bashku të demonstrojmë që jem të aftë kundër çdo shkelës ligji.

 

Dumani falënderoi edhe paraardhësin duke e vënë theksin te vështirësitë, me të cilat i është dashur të përballet gjatë drejtimit të SPAK.

 

ALTIN DUMANI

 

KREU I SPAK

 

Ky besim i dhënë më bën të angazhohem maksimalisht. Falënderoj kolegët e mi për garë dinjitoz dhe vlerat që përfaqësojnë, një falënderim edhe për zotin Kraja i cili pati barrën për të përballuar sfidat e këtij institucioni. Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë të vështira, por secili ka pasur kontribute.

 

Gjatë prezantimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të OPDAT dhe të Bashkimit Europian. Altin Dumani garoi përballë dy kolegëve të tij, Edvin Kondilit dhe Adnan Xholit dhe u zgjodh me votat e pesë anëtarëve të Këshillit Të Lartë Të Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *