Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet...

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të Iranit, alarm...

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet...

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK në Brazil, Ambasada amerikane: Do të çmontojnë bandat shqiptare të kokainës

5 Nëntor 21:28

5 nëntor 2024 – Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) mundësoi vizitën, e cila u financua nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA.

Dumanit iu bashkuan katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut.

“Vizita në Brazil nënvizoi rolin jetik të bashkëpunimit të Shqipërisë me agjencitë e zbatimit të ligjit në shkatërrimin e rrjeteve të krimit ndërkombëtar,” tha drejtuesi i SPAK Dumani.

“Forcimi i partneritetit të SPAK dhe krijimi i kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit me homologët tanë në Brazil është jetik për gjurmimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve kriminale që prekin dy vendet tona. Së bashku, po bëjmë hapa të rëndësishëm në luftën kundër rrugëve të trafikut të kokainës që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë dhe BE-së.”

Delegacioni u informua nga Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Brazilit për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët dhe Armatimet, Drejtori për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar, Drejtori për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori për Hetimin Financiar, dhe Prokurori i Përgjithshëm që lufton grupin kriminal Primeiro Comando do Capital (PCC) që kontrollon shumicën e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Brazil.

Delegacioni gjithashtu u takua me agjentë dhe analistë të agjencive të tjera amerikane të fushës së zbatimit të ligjit në Brazil, përfshirë FBI-në (Byronë Federale të Hetimit), DEA-n (Administratën për Narkotikët), dhe HSI-n (Agjencia e Sigurisë Kombëtare).

Zyrtarët brazilianë mirëpritën Drejtuesin e SPAK Dumani dhe kolegët e tij, duke e vlerësuar arritjet e SPAK-ut dhe duke theksuar rolin e rëndësishëm që SPAK mund të luajë në nivel ndërkombëtar në uljen e ndikimit të rrezikshëm të grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Brazil dhe në rajon.

Autoritetet e SPAK dhe ato braziliane ranë dakord të ndihmojnë njëri-tjetrin në ndarjen e informacioneve dhe gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar, duke vendosur kanale jetike komunikimi ndërmjet zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve dhe duke rritur aftësinë e SPAK për të luftuar efektivisht grupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Brazil dhe vendet fqinje.

Drejtuesi i SPAK Dumani gjithashtu theksoi mbështetjen e çmuar nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga OPDAT, lehtësimi i të cilit i mundësoi ekipit të SPAK të krijonte këto lidhje të rëndësishme.

“Mbështetja e partnerëve tanë amerikanë ka qenë e paçmueshme në fuqizimin e SPAK për të përballuar krimin ndërkombëtar kompleks dhe në pajisjen tonë me mjetet dhe aleancat e nevojshme për të përballuar krimin e organizuar në shkallë globale,” tha Dumani./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Altin Dumani Brazil SPAK

Nga e njëjta kategori

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

më shumë...

Pa djalin duke u zënë me grushte, 69-vjeçari në Roskovec pëson infarkt dhe humb jetën

më shumë...

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

më shumë...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet të ndalen menjëherë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Zjarr në një banesë dy katëshe në...

11:02

Pa djalin duke u zënë me grushte,...

10:38

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet...

10:24

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e...

10:09

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe...

10:05

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të...

9:59

Harrojeni hekurin në kulmin e vapës! Truku...

9:55

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:31

I dënuar me 14 vite burg për...

9:28

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e...

9:19

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën...

9:05

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim...

9:00

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e...

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.