Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha, i detyruar të paraqitet në SPAK, akuzoi drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumani si të lidhur me krimin.
“Kjo zyrë shteti, e paguar me rroga nga më të lartat në Ballkan, është bërë seksion i kartelit që kontrollon portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës në Europë. Për këtë arsye, unë e quaj zyrtarisht Altin Troplini, bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të drogës në kontinent”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Lideri i opozitës i tregoi mediave një kontratë qiraje, ku sipas tij qiradhënëse rezulton gjyqtarja Irena Gjoka. Kryedemokrati pretendoi se ajo ka kryer falsifikim dokumentesh pasi ka përdorur kodin civil të 2014 për të lidhur kontratën e 1996.
“Kjo kontratë e panoterizuar është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje e lidhur në Fier sot me datën 13 shkurt 1996 në palët kontraktuese shkruajnë në kontratën e poshtëshënuar. Kjo kontratë, dëgjojeni tani se kjo turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon, kjo kontratë hartohet në pajtim me nenet 801 dhe 825 të Kodit Civil. Miq, Kodi Civil i miratuar në vitin 1994 ka pasur gjithsej 280 e ca nene”, tha kreu i PD-së.
Dosja “Partizani” për të cilën Berisha akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv, kaloi për gjykim në 19 maj.
Shorti përcaktoi se do të jenë gjyqtarët Elsa Ulliri si kryesuese e seancës, dhe dy anëtarët, Rudina Palloj e Bib Ndreca ata që do të shpallin vendimin përfundimtar për fatin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi./vizionplus.tv






