Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se arrestimi i Nuredin Dumanit ka qenë aksioni më i madh i policisë.
Në një intervistë për Quo Vadis, ai tha se SPAK i ka frikë trafikantët dhe sipas tij këta të fundit janë të lidhur me politikën.
Por sipas gazetarit gjatë vitit 2022 priteshin arrestime të ministrave, por në fund SPAK kapi Alqi Bllakon, ish deputetin e PS.
“SPAK i ka frikë trafikantët në Shqipëri. Kjo tregon që ata kanë lidhje me politikën. SPAK nuk i godet dot kurrë. Por kur vjen puna që të lidhet me Guarda di Finanza apo me DEA-n arreston çdokënd me lidhje politike. Kur ka bashkëpunim ajo i shkatërron të gjitha. Kurbëhet fjalë për një hetim individual të SPAK në Shqipëri, çalon dhe i lë jashtë. Dhe vijmë tek rasti më i madh që të gjithë e konsiderojnë si rast i bujshëm, Dumani, por ishte një rast që vërtet çoi përpara drejtësisë të gjithë ajkën e krimit.
Juridikisht i nxorri të pandehur. Problemi është se askush nuk u kap. Drejtori i Policisë nuk tha se kush e dekonspiroi operacionin. Ne prisnim arrestimin e shumë ministrave gjatë këtij viti, ishte përfolur shumë për ish ministrin e Shëndetësisë Beqajn, ish ministrin e Financave dhe në fund fare u arrestua vetëm Alqi Bllako që ishte një blerje e fundit në PS. Po të vijë për t’ia dhënë drejtësisë ja dhana me shumë qejf”.