Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Dule: 30 qershori kohë politike me pasoja për vendin, e domosdoshme zgjidhja

19 Mars 21:23

Opozita vijon aksionin e saj radikal duke këmbëngulur në largimin nga posti te kryeministri, Edi Rama.

 

Ndërkohë ditët e fundit lëvizjet e opozitës tregojnë se ajo po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale teë 30 qershorit.

 

Siç e bëri të ditur kryetari i PD, Basha, protesta e radhës do të jete ditën e enjte, përpara parlamentit.

 

Gjithashtu pjesë e opozitës se bashkuar dhe e qëndrimit radikal kundër qeverise është edhe aleati i PD, Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, i cili ka qenë këtë të martë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ku ka dhënë detaje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet gjëndja politike në vend.

 

Çfarë mund të thoni në lidhje me ngjarjen më të fundit që ka ndodhur me kërcënimin e kolegut Karamelo?

 

Është një ngjarje e dënueshme, sepse jemi në demokraci dhe secili ka të drejtën e vendimarrjes së tij konform bindjeve, dhe vlerësimit të situatave. Është një ngjarje që duhet të zbardhet sa më shpejt pavarësisht se ciliishte vendimi i tij dhe nëse unë jap apo jo dakord me vendimin e tij. Është kategorikisht e papranueshme që të kërcënohet kushdo politikan për vendimet e tij politike.

 

Zoti Dule, a pajtoheni plotësisht me strategjinë që po ndjek PD-ja dhe LSI-ja apo ju keni ndonjë rezervë?

 

Vendimarrja është e përbashkët është kolegjiale, në çdo hap të aksionin opozitar si gjatë periudhës që ishim brenda ashtu edhe për vendimin e djegies së mandateve dhe në vazhdimësi, funksionon koalicioni opozitar dhe vendimarrja është pas këshillimeve me të gjithë palët që janë palë me të.

 

Pra ato që quhen akte dhune, ekstrese keni ndonjë rezervë apo nuk I shihni sit ë tilla?

 

Nuk ka pasur për asnjë moment aq qëllim as tendecë nga ana e opozitës për të përdorur dhunë ka qenë qëllimi i kryeministrit Rama që ta cingësojë si një reagim të dhunshëm të opozitës dhe në mënyrë të përsëritur ka ngritur kurthe që nga protesta e shkurtit ku kurdoni i policisë që me protestuesit e parë e hapën atë me qëllim që protestuesit ti vërsuleshin kryeministrisë. Po ashtu edhe në protestat e tjera por fatmirësisht shumica dërrmuese si asnjëherë në protesta këto herë në Tiranë, kanë qenë duke protetstuar me përgjegjshmeri politike dhe qytetare.

 

Ju keni një përvojë të gjatë politike në shqipëri, komuniteti ndërkombëtar ju e keni parë që tashmë ësshtë në bllok kudër qëndrimit të opozitës së bashkuar. Ju e njihni mirë peshën dhe rolin e tij, si e shihni këtë bilanc të opozitës me këtë rreshtim në bllok kundër të faktorit ndërkombëtar?

 

Duhet të jemi të qartë, nëse do të pyesni Dulen në kushte të një normaliteti politik, nëse do ti largohej qoftë edhe një séance jetës parlamentare do të thoshte kurrsesi jo. Nuk ka një normalitet politik që të pranojë bojkot ose djegie të mandateve, jemi në një anormalitet, kemi një vendim inekstremis në situatata ekstreme. Normalisht kur opozita i ka rezauruar i ka shteruar të gjitha mjetet e mundshme që të jetë demokracia, për ti dhënë qeverisë dhe që zoti Rama ta kuptojë se vendi ka nevojë për zgjedhje që vijnë nga zgjedhje të reja të rregullta, të ndershme parlamentare dhe pasi nuk  mori një përgjigje positive por përkundrazi mori një sjellje prej aventurieri nga ana e kryeministrit u detyrua në këtë veprim ekstrem me qëllim që të sjellë normalitetin në jetën politike të vendit. Duhet të jemi të qartë se asnjë perëndimor dhe ambasadorët që vijnë nga vendet e tyre nuk e kanë në konceptet e tyre që të vidhet vota dhe të jenë të përfshirë në vjedhje dhe blerje vote, zyrtare të lartë të një qeverie të një partie në pushtet.

 

Komuniteti grek në vendin tonë është i përçarë po flas në aspektin politik, në PD, PS, LSI. Cilët janë arsyet e kësaj ndjarje për partinë tuaj?

 

PBDNJ nuk pretendon që ti përfshirë të gjithë pjestarët e komunitetit etnik grek në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 1991 ku morëm 5 deputet në 5 zona ku demografia ishte 100% me pjestarëë të minoritetit grek. Dy nga 5 zonat elektorale u përcaktuan në raundin e dyte sepse në ato zgjedhje OMONia nuk arriti të marrë 50 %, ndërsa sot vijojnë të jenë po ato arsye të cilat I mbajnë të ndarë pjestarët e minoritetit etnik grek. Vazhdon të ushtrohet një trysni sistematike nga ana e shtetit dhe e pushtetit dhe unë fatkeqësisht e kamë thënë se PBDNJ në hapësirat ku jeton minoriteti grek nuk ka përballë partitë politike por shtetin dhe struktura shtetërore që përfshihen në veprimtari antikushtetuese për të devijuar votën e minoritetit.

 

Për zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk ka shanse apo është ende në pikpyetje pjesmarrja e opozitës?

 

Nuk mendoj që ti djegim fazat e një procesi ne jemi të mendimit dhe të vendimit që të ushtrojmë sistematikisht të gjithë trysninë tonë politike dhe qytetarë. Duke denoncuar ne si politikanë dhe duke thirrur në mbështetje qytetarët, që të detyrojmë qeverinë që ti japë një zgjidhje. 30 qershori është larg dhe zgjedhjet me një qeveri të Ramës në pushtet nuk do të kishin asnjë kuptim por duke insistuar se 30 qershori si kohë politike është një kohë politike shumë e gjatë dhe pasoja për vendin do të shtroja domosdoshmërinë e një zgjidhje sa më shpejt që të ishte e mundur.

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Bojkoti Dule opozita zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.