Vitin e kaluar ajo mbushi plot 51 vjeç dhe pёrveç rrudhave nё fytyrё dhe modelit tё flokёve, duket se asgjё nuk ka ndryshuar pёr Julia Roberts, aktoren qё nё vitin 1990 ndryshoi historinё e kinematografisё me rolin e saj nё ‘’Pretty woman’’.

 

Përveç aftёsive artistike, qё askush nuk mund t’i vёrё nё dyshim, aktorja njihet gjithashtu pёr bukurinё e saj natyrale, kujtojmё kёtu se revista ‘’People’’ e ka shpallur pesё herё si gruaja mё e bukur nё botё, si dhe pёr refuzimin e vazhdueshёm që u ka bërë ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

Ajo vazhdimisht është përpjekur të ndërgjegjësojë njerëzit për mungesën e vlerës së tyre dhe se rrudhat janë gjurmë e të gjitha kënaqësive apo hidhërimeve të njё njeriu ndёr vite.

 

Megjithatё, duket se jo tё gjithё fansat janё tё kёnaqur me paraqitjen e saj, madje kanё arritur deri nё atё pikё sa ta bombardojnё me fyerje dhe sharje nё rrjete sociale pёr shkak tё njё fotografie nё Instagram. Edhe pse ngjarja ka ndodhur tetorin e shkuar, ajo ka vendosur ta rrёfejё tani.

 

‘’Vetёm pak ditё mё parё, po pija njё çaj me mbesёn time Emma dhe po luanim me letra. Po i gёzoheshim aq shumё shoqёrisё sё njёra-tjetrёs dhe vendosёm ta fiksonim kёtё moment me njё foto,tё cilёn ajo e postoi nё llogarinё e saj, por ajo qё ndodhi mё pas mё bё ri tw kuptoj sesi shihet njё gra nё shoqёrinё bashkёkohore nё tё cilёn jetojmё. Mё quajtёn tё shёmtuar, se isha plakur keq dhe se dukesha si burrё. Jam 51 vjeç dhe e dua kёtё moshё, por nuk e mohoj qё mё lёndoi ajo qё lexova.

Mё erdhi keq qё njerёzit nuk e kuptonin se ne po kёnaqeshim me njёra-tjetrёn, ishte njё moment i ёmbёl mes njё halle dhe mbese, dhe jo çёshtje rrudhash e Botox-i. Pyes veten ” A do tё kishin reaguar kёshtu nёse do tё isha 15 vjeç? ” Megjithatё mё vjen mirё qё mё ndodhi mua sepse mё bёri tё kuptoj sa e vёshtirё ёshtё tё jesh grua nё njё botё virtuale, ku refuzoj tё jem pjesё.”- u shpreh ajo pёr Harper’s Bazaar./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *