E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Dukej si Demon”, nëna e Mark Samson rrëfen përballjen me të birin pas vrasjes së Ilarias: Më tha që do e vrisnin po mos e bënte

Ilustrim · Vizion Plus

“Ai dukej si një demon. Kisha frikë se do të më lëndonte”.

Këto janë fjalët e Nors Man Lapaz, nënës së Mark Samson, 23-vjeçarit filipinez që vrau 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula.

Ajo ka treguar para hetuesve se çfarë ndodhi ditën e krimit në apartamentin e tyre në Romë.

Nors Man Lapaz është aktualisht nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Sipas Prokurorisë Publike të Romës, ajo kishte një rol “aktiv” për të ndihmuar djalin e saj të pastronte dhomën pas sulmit fatal.

Trupi i vajzës u fut më pas në një valixhe që Samson e hodhi në një luginë në zonën e Capranica Prenestina, rreth 40 km larg kryeqytetit.

Para hetuesve dhe prokurorëve, nëna e Samsonit raportoi se i kishte dëgjuar të dy duke u grindur atë mëngjes.

“Flisnin me zë të lartë, ngritën zërin të dy, më duket më shumë ajo se ai. U shqetësova se nuk i kisha dëgjuar kurrë të flisnin kështu”, tha ajo.

E dyshuara pretendon se më pas trokiti në derën e dhomës së djalit të saj. “Ai ma hapi derën”, shtoi ajo.

“Fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm  më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…’.

“…sikur të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua. I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe më tha ‘mami…mami!!’.

Nëna e autorit të rrëfyer tha se më pas e pa Ilarian “të shtrirë në tokë”, por shtoi se ajo nuk “hyri në dhomë” sepse “ai më tha të mos e bëja”.

“Unë i thashë Markut ‘dashuri, çfarë ke bërë? Dhe ai më tha ‘nëse nuk e bëja, do të më vrisnin’..

Sipas rikonstruksionit të bërë nga gruaja, ishte Samsoni që më pas shkoi tek ajo.

“Ai hyri në dhomën time dhe më pyeti ‘mami a kemi një valixhe të madhe?”.

“I tregova ku ishte dhe ai e mori. Pastaj pasi shkova në kuzhinë, erdhi edhe ai dhe mori një çantë”.

Nëna u tha hetuesve se në një moment djali i saj “i kërkoi një përqafim dhe unë e përqafova: Ai nuk donte t’i thoshte babait”.

Vrasja e Ilaria Sulës tronditi komunitetin në Terni. Ajo u zhduk më 26 mars dhe trupi i saj i pajetë u gjet pas disa ditësh i future në një valixhe. Mark Samson pranoi krimin dhe pretendoi se ishte i pamenduar, por ai u verbua nga xhelozia pasi marrëdhënia e tij me Ilarian kishte marrë fund, ndërsa e reja shqiptare kishte nisur të fliste me një person tjetër, sipas Samson./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh