Agron Duka është I bindur se forca politike që drejton, do të jetë protagonist në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Teksa vijon turin e takimeve me anëtarësine e Partisë Agrare Ambjentaliste, Duka tha se sondazhet e brendshme tregojne se kjo forcë politike do të ketë përfaqësues në parlament në të paktën 8 qarqe. Për këtë arsye, Agron Duka po afron pranë kësaj force politike emra të njohur, që më heret kanë dhene contribute ne parti të tjera të mëdha. Një I tillë është edhe Zef Shtjefni, emër I njohur në qarkun e Lezhës.

Tashmë gara për zgjedhjet e ardhshme ka nisur. Nuk do të jetë një betejë për ‘mustaqet e Çelos’, apo e intrigave politike, por për alternativa që të prodhojnë rezultate të prekshme për ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.Partia Agrare Ambientaliste e ka të qartë të ardhmen e saj, madje sondazhet në 8 qarqe dëshmojnë se do të jemi parti parlamentare në secilin prej tyre. Prandaj do të punojmë fort, do të ofrojmë eksperiencën e ekipit tonë, i cili rritet çdo ditë me përvojë të re dhe me njerëz me integritet që e duan punën dhe sidomos kanë një vizion për zhvillimin rural dhe urban. Kam kënaqësinë që t’i uroj mirësëardhjen në ekipin tonë Zef Shtjefnit, i cili do të jetë një zë i fort për qarkun e Lezhës.


Duka, i cili pranoi pak ditë më parë se do të jetë kandidat nga PAA në qarkun Durrës, shton se e ardhmja e vendit nuk mund të mbahet peng.

Çdo përpjekje për të penguar rrugëtimin e opozitës drejt zgjedhjeve, çdo tentativë për të ndalur rikthimin në normalitet të Shqipërisë, është një dëshmi e frikës së mazhorancës nga vota e lirë. Tani që çdo shqiptar dhe i huaj e di se cila është e vërteta mbi krimin zgjedhor, nuk do të lejojmë që e ardhmja e vendit të mbahet peng.

Ne krah te Dukes ne takimin e zhvilluar ne Lezhe, ka qene edhe Arben Malaj, ish minister dhe zyrtar i larte ne qeveri gjate kohes se PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *