Kreu I PAA, Agron Duka mendon se PD nuk do të pranojë të ulet në asnjë tryeze për zgjidhjen e krizës, me Ramën si kryeministër.

Duka shtoi se ky është një kusht I panegociueshëm sipas asaj që ka artikuluar edhe vetë kreu i opozitës Basha në takimet me forcat e tjera politike të opozitës.

Megjithatë vetë Duka pranoi në “Real Story” se cdokush nga drejtuesit e partive opozitare ka mendime të ndryshme sesi mund të zgjidhet kriza.

Kërkesa e partive te qëndrës së djathtë, sipas Agron Dukës është e qartë. Të krijohet një qeveri tranzitore e cila duhet të përgatisë reformen zgjedhore dhe më tej zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

 

Nese ne do ishim ne nje linje me Bashen, do ishim antaresuar ne PD dhe nuk do ishim ne partite tona.Asgje nuk ka ndryshuar ne qendrimin e PD. Nuk besoj qe do pranojne te ulen ne tryeze me Ramen Kryeminister. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një qeveri kaq shumë të përfolur për lidhje me elemente me rekorde kriminale.Në kërkojmë një qeveri tranzitore e cila duhet të përgatisë reformen zgjedhore dhe të përgatisë zgjedhje të lira dhe te ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *