Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka akuzon kryeministrin Edi Rama se është përfaqësuesi i kriminelëve, e për këtë arsye, sipas tij, kreu i qeverisë po kandidon edhe në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duka shprehet se Rama është kthyer në makthin e qytetarëve shqiptarë dhe se diktatorët kanë të njëjtin fund.

 

 “Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

– Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite  qeverisje?

Ja ta them unë:

– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *