Subscribe

Pasi arriti të sigurojë mandatin e gjashtë në krye të FSHF duke fituar lehtësisht garën kundër Sulejman Starovës dhe Dritan Shakohoxheës, Armand Duka mbajti edhe një fjalë të shkurtër përpara anëtarëve të Asamblesë.

 

Presidenti i Federatës falënderoi për votëbesimin e i garantoi se do të jetë në shërbim të secilit prej tyre, por edhe të atyre që nuk ishin të pranishëm në sallë përgjatë këtij mandate 4 vjeçar!

 

Ai ftoi edhe të gjithë aktorët e vendit për të kontribuar në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

 

 

Jam vërtetë i emocionuar, por në të njëjtën kohë edhe i obliguar për këtë votëbesim të sotëm nga ana juaj! Pa dyshim që secili prej jush, përveç votës e ka edhe një vërejtje për mua, por jo vetëm ju! Edhe ata që nuk janë në këtë sallë, sportistë, trajnerë, tifozë. Ju garantoj që të gjitha këto vërejtje, që i kam dëgjuar dhe do të vazhdoj t’i dëgjoj  do t’i respektoj, do t’i mbaj shënim dhe do t’i korigjoj përgjatë gjithë këtij 4-vjeçari në drejtimin e FSHF-së. Në të njëjtën kohë kam dëgjuar dhe do të vazhdoj dëgjoj baltë, shpifje, ofendime.. ju siguroj, që do t’i shmang ato, ashtu si vetë loja jonë, me sportivitet. Sot, është një ditë e mbarë dhe unë dëshiroj pas një periudhe të vështirë, pas një fushate që ju e keni ndjekur, dëshiroj të lë pas ato që kemi kaluar përgjatë këtyre dy muajve. Dëshiroj që bashkë me ju, bashkë me ata që nuk janë në këtë sallë, bashkë me aktorët dhe faktorët e vendit, të kontribojmë, të derdhim të gjitha energjitë tona pozitive për zhvillimin e futbollit, për zhvillimin e lojës sonë të dashur dhe mirëorganizimin, mirëqeverisjen e institucionit tonë qendror, Federatës Shqiptare të Futbollit, në të cilën të gjithë ju keni hedhur nga një gur. Jo vetëm ju, por edhe breza para nesh!

 

 

Armand Duka siguroi drejtimin e FSHF duke marrë në total 37 vota të vlefshme, ndërkohë që Sulejman Starova mori 4 vota, e Dritan Shakohoxha asnjë votë.

 

Nderkohe jane shpallur fitues edhe 10 anetaret qe do te jene pjese e Komitetit Ekzekutiv nga 12 kandidate qe ishin ne total.

 

Arben Dervishaj 39 vota
Lutfi Nuriu 39
Abdyl Kuriu 38
Ervin Canollari 37
Pano Xhixho 36
Fatbardh Jera 35
Anila Basha 35
Ylli Çekiçi 34
Gjergji Petro 34
Envi Hicka 30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *