Subscribe

Një dashuri të verbër e quajti kryeministri Edi Rama dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Gjatë forumit “Euro Park” të mbajtur në Gjermani, Edi Rama tha se shqiptarët momentalisht kërkojnë vetëm t’u jepet mundësia të futen në negociatat me BE. Në mënyrë figurative, ai deklaroi se Shqipëria do të martohet me Evropën, por kjo e fundit nuk i flet.

 

 

“Ne jemi të dashurur me një dashuri të verbër me Evropën. Duam të martohemi me ju, po si mund të martohesh kur nuk flet. Duam të martohemi, por nuk jemi gati të flasim. Anëtarësimi do të vijë pas negociatave, negociatat janë reale për ne. Tu japësh vendeve këtë instrument është t’i ndihmosh ata.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *