E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Duam të ikim në shtëpi”, përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD: Këtu nuk kaloni

Përplasjet mes policisë dhe deputetëve të PD, si dhe protestuesve, kanë vijuar edhe te Rruga e Elbasanit, në afërsi të selisë blu.

Ndërkohë që autobotet e ujit të policisë po përpiqeshin të largoheshin, rruga u bllokua nga protestuesit.

Në një moment, një nga drejtuesit e grupit të policisë kërkoi që të hapej rruga, duke thënë: “Duam të ikim në shtëpi”, ndërsa deputeti Strazimiri iu përgjigj: “Këtu nuk kaloni”.

Ky shkëmbim i shkurtër pasqyroi tensionin mes forcave të rendit dhe deputetëve në vendngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë