Subscribe

“Dua një picë”. Ky ishte mesazhi i koduar që trafikantët dhe shitësit e kokainës në Tiranë përdornin mes tyre për shpërndarjen e lëndës narkotike në zonat që ata mbulonin.

Grupi kriminal që u godit para pak ditësh në kryeqytet, e shtrinte aktivitetin në zonën e Xhamllikut, Oxhakut dhe në afërsi të ish-Shkollës së Bashkuar. Një picë nënkuptonte një dozë kokaine, e cila porositej nëpërmjet telefonit celular.

Vizion Plus ka siguruar dosjen hetimore qw pwrmban detaje mbi dinamikën e ngjarjes dhe skemën e shpërndarjes së kokainës në doza të vogla.

Forcat operacionale kanë ndërhyrë sapo kanë pikasur një prej anëtarëve të grupit me dy kutia pice. Ata ndaluan pranë biznesit të makinave me qira në pronësi të Gentian Kores. Në këto momente ka ndërhyrë policia duke arrestuar Altin Gegën, Gentian Koren dhe Erjon Prengajn.

Efektivët kanë parë duket vrapuar Eduard Skenderasin dhe Taulant Çokun. Ky i fundit është arrestuar aty pranë, ndërsa Skenderasi është në kërkim. Çoku dhe Skenderasi kishin në duar kutitë e picave të cilat i hodhën pranë një klinike dentare. Brenda tyre agjentet zbuluan mbi 1 kilogramë kokainë.

Gjatë zhvillimit të aksionit agjentët e operacionales kanë pikasur dhe makinën luksoze tip Benz ku brenda ndodhej Gazmir Cani. Ky i fundit nuk ka pranaur të dalë nga mjeti por është larguar. Pak me vone ai është arrestuar por është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai u justifikua duke thene se ishte larguar nga vendi i ngjarjes sepse kishte frikë se mos ishin grabitës dhe jo punonjës policie.

Ndërkohë 3 të arrestuarit e tjerë, Gega, Prengaj dhe Kore kanë refuzuar ë flasin, ndërsa shpjegimet do ti japin në një moment të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *