Policia rrugore iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

 

Përmes një video në rrjetet sociale policia tregon se si droni kap shkeljet e shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikat e përparësitë.

 

Gjoba e parë për këto shkelje shkon nga 5000 deri në 8000 lekë të reja.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në këto pamje “👁Droni edukues👁” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.
Kujdes! Në rreth rrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të!
Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.
Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.
Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor.
Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! 🏃♀🏃🏻🚔👮🏼♀👮🚓🚨

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *