E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Drogë në makinë, pranga 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi karabinierët gjetën në automjet një sasi marijuane e kokaine.

 

Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e tij, por shkruajnë se 32-vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar për drogë. Ndalimi i tij është bërë në Marassi, teksa po transportonte me automjetin e tij 2 kilogramë e 500 gram marijuanë. Sasia e drogës iu gjend në dy thasë, të cilat ishin të fshehura në motorrin e makinës, nën kofano.

 

Ndër të tjera janë sekuestruar edhe 70 gram kokainë të pastër, që u gjend në kanalet e holla anash vendeve të pasagjerëve.

Vazhdo të lexosh