Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Ndalimi I këtyre shtetasve është brë në sajë të operacionit të koduar “Godull 2019”, ku janë sekuestruar armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë.

 

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale, B. Sh., 39 vjeç,  K. K., 59 vjeç,  K. Sh., 34 vjeç,  Gj. N., 34 vjeç dhe  V. Z., 41 vjeçe.

 

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

 

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa, 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë,  2 armë zjarri “pistoleta”,  1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu “shotgun” dhe  680 fishekë dylbi e thikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *