Subscribe

Gjashtë kg eksploziv të ndara në 30 kallëpe dhe 29 kapsolla detonatorë me fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar nga policia në fushë Krujë. operacioni i koduar “Saga” coi në pranga Vjollca Sorrën, 42 vjeçe, Edmond Demirin, 32 vjeç, Robert Dokun 30 vjeç dhe Viktor Hanajn, 33 vjeç. materialet luftarake u gjetën në çantat e të arrestuarve.

 

MEMALIAJ

 

Edhe në Memaliaj policia sekuestroi municione luftarake  dhe lëndë narkotike. Ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i tyre. i arrestuari është Klejdi Mina, 22 vjeç. 22 vjecari i kishte fshehur municionet në një bodrum, ku policia gjeti 4 krehra, 108 fishek, një kuti me 7 kapsolla detonatorë, 7 metra fitil zjarrpërcjëlles, 2  kg lënde e dyshuar narkotike Canabis Sattiva.

 

DURRËS

 

Ishin duke përgatitur 43 kg lëndë narkotike kanbis sativa me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës, por janë arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga ranë: Agron Kurti 39 vjeç, Pëllumb Boja 35 vjeç, Lajdan Boja dhe Ferdinand Topi  48 vjeç. ata janë arrestuar ne banesën e këtij të fundit. Gjatë operacionit “Qereka” polica sekuestroi dy peshore elektronike dore, dy automjete dhe 4 celularë.

 

SHKODER

 

Policia e Shkodrës vuri në pranga  kryeplaku i fshatit Lekaj, Nikoll Plepi, 62 vjeç. ky i fundit u arrestua pasi nuk raportoi kultivimin e kanabisit në një fshat të Shkodrës. Në pranga ka rënë edhe Altin Celi, 25 vjeç. Gjatë kontrollit në zonë uniformat blu gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela.

 

VLORE

 

Rreth 12 kg kanabis sativa janë sekuestruar ne Vlorë, ndërsa është vënë ne pranga një 24 vjecar. Ai është arrestuar ne banesën e tij në fshatin Lapardha, ku policia gjeti sasinë e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *