Subscribe

Mediat greke nxjerrin ne drite detaje te reja nga operacioni per kapjen e skafit me droge. Gazeta “Kathimerini” shkruan se roja bregdetare e lidh ngushtësisht ngarkesën prej 1.6 tone kanabis me Habilajt. Gjithsej policia greke ka arrestuar 11 persona, 6 shqiptarë, dy italianë, një bullgarë dhe dy grekë. Operacioni u finalizua me arrestimin e një biznesmen grek nga Mikonosi në një hotel në Athinë. Sipas mediave te vendit fqinj bëhet fjalë për Spiros Kardhamis, 63-vjeçari i cili ka qenë pronari i tre prej skafeve qe janë përdorur për transportin e drogës. Pas operacionit të kapjes së sasisë së drogës 1.6 tonë Spiros Kardhamis u fsheh në një hotel në zonës e Glifadhës ku dhe u arrestua.

 

Sipas Kathimerinit një nga skafet në pronësi të tij kishin flamur holandez. Në automjetin e biznesmenit, policia greke gjeti kuti me dokumente, të cilat synonte t’i merrte gjatë arratisjes. Pas arrestimit ai ka mohuar lidhjet me drogën dhe ka thënë se ka bërë një marrëveshje private për të dhënë përkohësisht skafin tek personat e tretë. Gazeta shkruan se droga do të shkarkohej në Turqi, nga ku, sipas një prej pistave, do të merrte heroinë për ta çuar atë në Shqipëri. I njëjti burim informacioni zbulon për median greke se i njëjti rrjet qëndron pas dy përpjekjeve të mëparshme për të transportuar sasi të mëdha të hashash nga Shqipëria në Itali në prill dhe shtator 2017. Rasti i parë i referohet muajit prill 2017. Rasti i dytë i referohet tentativës për transport të 2.3 tonë hashash nga Shqipëria në Itali në muajin shtator ku ngarkesa u transportua me skafin e biznesmenit të arrestuar grek.

 

Sipas Kathimerinit, transporti i drogës prej 1.6 tonë ishte programuar të kryhej më herët me destinacion Turqinë, por u pezullua për shkak të zhvillimeve në Shqipëri. Anëtarët e rrjetit kriminal u alarmuan nga arrestimet në tetor nga Guardia di Finanzia të tregtarëve të drogës që transportonin 3.5 tonë hashash nga Shqipëria në Itali. Ndër të pandehurit, ishte një i afërm i ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Kryeministrit Ed Rama, Saimir Tahiri. Media të tjera në Greqi citojnë se 63-vjeçari grek luante një rol kyç në kartelin e drogës dhe priste të arratisej me një pasaportë italiane, pasi ka studiuar e jetuar shumë vite në Itali. Gjithashtu theksohet se kërkohet “big boss” i cili është shqiptar dhe mendohet se banon në një vilë buzë detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *