E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Droga dhe armë në banesë, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, duke arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar të dyshuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “10 Korriku”, u kap në flagrancë shtetasi Gj. C. (F), 58 vjeç, i cili dyshohet se shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike të përdorur për ndarjen e dozave, si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën ai e posedonte pa leje.

I arrestuari rezulton me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës thekson se kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonat turistike, për të garantuar sigurinë publike dhe për të luftuar fenomenin e shpërndarjes së drogës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh