E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drejtuesi i furgonit që ra në lumin Shkumbin ishte i dehur/VIDEO

 

Të tjera detajë dalin në dritë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të premteje në aksin Librazhd-Elbasan, pikërisht në dalje te qytetit të Librazhdit.

Reklamë

Një mjet tip furgon përfundoi në lumin Shkumbin nga një lartësi e konsiderueshme.

 

Megjithatë falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit I shpëtoi vdekjes.

 

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet  furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç,  banues në Elbasan,  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

 

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

30 vjecari nga Elbasani do të arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë