Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja...

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra...

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urimin: Gjithmonë...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin e kompetencave...

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një kuadër të...

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit selia e...

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të Patrës, shkrumbohet...

Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me...

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

23 Tetor 14:10

Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella.

Akti, tregues i vullnetit të ndërsjellë të palëve, për të kontribuar me kuadër ligjor dhe ekspertizë teknike, te çeshtjet e përbashkëta të sigurisë kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital.

Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se siguria kibernetike është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe kërkon bashkërendim institucional.

Më tej, Shella u shpreh: “Kjo marrëveshje forcon partneritetin ndërmjet sistemit bankar dhe institucioneve ligjzbatuese, duke krijuar një bazë solide për parandalimin e krimeve digjitale dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe të bizneseve.”

Ky Memorandum Mirëkuptimi i bashkon të dy institucionet në një partneritet afatgjatë, të bazuar në reciprocitet, konfidencialitet dhe respektim të legjislacionit në fuqi.

Ai synon të krijojë një mjedis bashkëpunues për t’u përballur më efektivisht me sfidat e epokës digjitale dhe për të ndërtuar një ekosistem financiar më të sigurtë në Shqipëri.

 

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Banka policia proda Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari

më shumë...

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata nga zjarri është totalisht e menaxhuar

më shumë...

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë gisht” në zjarrin masiv që përfshiu Himarën

më shumë...

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra në pranga 20 vjeçari që porositi drogë në SHBA, teknika që përdorte me kartat e ID të humbura

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

11:34

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh,...

11:30

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe...

11:28

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë...

11:18

Zjarret/ Situata në Ulëz vijon të mbetet...

11:18

“Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për...

11:12

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gogu: Konfliktin...

11:04

Mbi 4 kg drogë nga Amerika për...

10:46

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Durrës, pranga...

10:45

Dhjetra hektarë tokë të djegura dhe banesa...

10:33

Rritja e inflancionit, Sejko: Kemi ruajtur një...

10:22

Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në...

10:13

Sulm rus në Kiev, Zelensky: U godit...

10:04

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga...

9:55

Zjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës, arrestohet 53-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.