E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Drejtori i FBI-së dëshmon për ndërhyrjen e hakerave rus në SHBA

Përfshirja e Rusisë në procesin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë kryefjala e dëshmisë së Drejtorit të FBI-së, James Comey, i cili raporton sot në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit.

 

Në këtë raportim do të jetë edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers, shkruan REL.

 

Reklamë

Sikurse është bërë me dije administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është goditur nga raportet e inteligjencës për përzierjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për hetimet e raportuara të agjencisë FBI ndaj ndihmësve të Trumpit.

 

Më herët në Kongres ka mbërritur një rezolutë e cila cila ngrinte alarmin se të gjitha vendet të cilat zhvillojnë zgjedhje në vitin 2017, përfshi Shqipërinë, Francën e Gjermaninë do të jenë shënjestër e hakerave rus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë