Tre drejtorët e burgjeve Etnor Krakulli i IEPV Fier, Fatjon Fanaj i IEVP Tiranë, dhe Ahmet Bala i IEVP Rrogozhinë, kanë denoncuar ministrat teknikë duke e cilësuar shkarkimin e tyre si të paprecedentë dhe të paligjshëm.

“Diten e shtunë, në datën 3 qershor 2017 u njoftuam për të marrë pjesë në një mbledhje të zhvilluar me të gjithë Drejtorët e Burgjeve, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë.
U çuditëm kur pamë në media lajmin për largimin tonë nga detyra me motivacionin e përfshirjes sonë në fushatën elektorale. Ky motivacion është i pabazë, i gënjeshtërt, i pafaktuar dhe tendencioz”, shkruhet në letrën e hapur të ish-drejtorëve.

LETRA E PLOTË

Me anë të kësaj deklarate, duam të denoncojmë aktin e paligjshëm dhe të paprecedent të shkarkimit tonë. Diten e shtunë, në datën 3 qershor 2017 u njoftuam për të marrë pjesë në një mbledhje të zhvilluar me të gjithë Drejtorët e Burgjeve si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Por pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, u çuditëm kur pamë vetëm në media, lajmin për largimin tonë nga detyra me motivacionin e përfshirjes sonë në fushatën elektorale. Ky motivacion është i pabazë, i gënjeshtërt, i pafaktuar dhe tendencioz.

Për më tepër në këto momente është shoqëruar dhe me akte të tjera antiligjore proceduriale, për të cilat ne do të vijojmë ndjekjen në rruge ligjore.

 

Është shqetësuese që një vendim i tillë merret në këtë situatë, kur institucionet të tilla që ne drejtojmë ndodhen aktualisht pa drejtues, cka të bën të mendosh se ky veprim nuk është i rastësishëm dhe pas tij ndoshta fshihet një qëllim edhe më i errët.

Shkarkimi ynë ndodh pikërisht kur fushata zgjedhore ka afruar, dhe synon keqpërdorimin e IEVP-ve nga partitë politike, duke rrezikuar me ketë akt dhe sigurinë kombëtare. Ne do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore për të venë në vend dinjitetin tonë, duke kallëzuar penalisht Ministrin e Drejtësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.
Etnor Krakulli IEVP Fier,
Fatjon Fanaj IEVP Jordan Misja Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *