Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj garantoi të gjithë qytetarët shqiptarë që marrim shërbim përmes portalit e-Albania se të dhënat e tyre nuk ruhen.

 

“Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania. Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot”, theksoi ajo.

 

Karçanaj iu bëri thirrje të gjithë ekspertëve të teknologjisë së informacionit që mos të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset!

 

“Kjo është e vërteta. Platforma dhe e-Albania janë pasuri kombëtare. Sulmi politik ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”. Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndërveprojnë në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm gjatë 2020. Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizmin e Shtetit Shqiptar, e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *