E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës nga shtëpia, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI – Në qendrën historike të Cisterninos, karabinierët Fasano arrestuan një 35-vjeçar, me kombësi shqiptare, banues në zonë prej rreth një viti.

Sipas asaj që u zbulua, shqiptari drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë.

Reklamë

Karabinierët kishin vënë re vajtje-ardhje të pazakonta të të rinjve pranë shtëpisë së shqiptarit, dhe më pas vendosën që ta monitoronin.

Bastisja në shtëpi çoi në zbulimin e afërsisht 300 gram kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marihuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave.

Fqinjët e burrit, e përshkruan 35-vjeçarin si të sjellshëm dhe të respektueshëm,.

Hetimet do të vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin që furnizonte shqiptarin.

Policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për operacionin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë