Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi drejtonte një automjet në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë gjahu.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *