Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Berat arrestuan dy shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

 

Shtetasit e arrestuar janë L.Ç, 19 vjeç, banues në lagjen”Llukan Prifti”, Kuçovë, dhe I.B., 42 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë.

 

19 vjeçari u kap nga patrulla e policisë rrugore pasi drjetonte motoçikletën pa leje drejtimi.

 

Ndërsa 42 vjeçari u kap nga patrulla e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën, pa targë dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *