Subscribe

Autori i dyshuar i vrasjes se Jurgen Dukës mesnatën mes të hënës dhe të martës në Tiranë është një polic.

Ai është identifikuar si shtetasi Arber Sula, 27 vjeç, banues ne Sauk, punonjes policie me detyre agjent krimesh në Dibër.

Vizion Plus mëson se në momentin e ngjarjes agjenti i krimeve ishte pushim, jashtë shërbimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një market në rrugën “Irfan Tomini” në mesnatë.

Jurgen Duka dhe një shok i tij u zunë verbalisht me oficerin e krimeve Arber Sula edhe ky i shoqëruar nga një tjetër djal i ri. Sherri dyshohet të ketë ndodhur për radhën se kush do të paguante i pari në market.

Më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike me grushta, teksa agjenti i krimeve ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me plumb në zemër Jurgen Dukën.

Ky i fundit humbi jetën pak më vonë.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së marketit.

Autori i krimit ende nuk është arrestuar. Ndërsa viktima Jurgen Duka ishte person me precedente penal.

Një vit më parë efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me armë në mesnatë Klodian Rashën në rrugicat e zonës së Laprakes dhe u dënua me 15 vite burg për vrasje me dashje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *