Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin Covid 2, ku një 29-vjeçar i prekur nga COVID-19 është hedhur nga kati i tretë dhe ka gjetur vdekjen.

I riu i identifikuar si Xhino Koca, ishte i shtruar tek Sheqet Ndroqi prej 4 ditësh pasi kishte patur komplikacione nga virusi.

Por sipas mjekëve ditët e fundit ishte përmirësuar nga koronavirusi dhe së shpejti do të largohej nga pavioni. Mësohet se i riu në momentin që ka kryer aktin e rëndë ishte duke u mjekuar.

Infermierja që po e mjekonte kishte dalë nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur pacientin, i cili ishte hedhur nga kati i tretë.

Dyshohet se gjendja e rëndë psikologjike e ndikuar nga COVID-19 e shtyu të riun që të ndërmerrte aktin e rëndë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka reaguar zyrtarisht edhe Spitali Shefqet Ndroqi i cili thotë se gjendja shëndetësore e të riut ishte e stabilizuar dhe se po hetohen shkaqet e këtij veprimi ekstrem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *