Dashuria pa kufi që ka për të birin ka “detyruar” një nënë shqiptare në Kretë të Greqisë të durojë dhunën fizike dhe psikologjike nga djali i saj 31 vjeç.

Mediat lokale në Kretë raportojnë se nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit denoncon çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkon në gjykatë ajo e mbron atë dhe cikli i dhunës vazhdon.

Lexo edhe :

Related Posts

58-vjeçarja nga Shqipëria ka lajmëruar edhe një herë policinë ditën e djeshme. Djali i saj 31-vjeçar rezulton i skeduar në të kaluarën për vjedhje dhe varësie nga droga. Dje ai kërcënoi nënën e tij dhe e ofendoi. Situata agravoi deri sa ai goditi të ëmën në kokë me një kasetofon. Një skenar i ngjashëm ka ndodhur gjithashtu në shkurt, janar dhe nëntor.

Të tria herët që ndërhyri policia, 31-vjeçari dhunues i nënës së tij u arrestua dhe doli para gjykatës. Nëna e tij, siç raporton  ERT e ka mbrojtur të  riun  para Gjykatës dhe ai është kthyer në shtëpi për të vazhduar “zakonin” e dhunës.

Dje edhe një herë policia e arrestoi dhe sot doli sërish para prokurorit të Heraklionit, raporton ertnews.gr. Nëna e tij, sipas të njëjtave burime, ka refuzuar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila është urdhëruar nga Zyra kundër Dhunës në Familje e Drejtorisë së Parë të Policisë Heraklion, e cila po trajton rastin./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *